Histologji / Indi lidhor Flashcards


Set Details Share
created 9 years ago by maltinaj
13,151 views
updated 9 years ago by maltinaj
show moreless
Page to share:
Embed this setcancel
COPY
code changes based on your size selection
Size:
X
Show:

1

Pse quhet ind lidhor?

Quhet ind lidhor sepse sepse lidh organet midis tyre si dhe qelizat e indet me te cilat formohet keto organe.

2

Indi lidhor fije shkrifet ose i zakonshem ?

Me i perhapuri ne organizem nga indet tjera lidhore.
Gjendet nen lekure, submukozen e aparatit tretes te frymemarrjes, pelures etj,
Indi lidhor i shkrifet ka enezime dhe nervezim te shprehur mire gje qe lehteson furnizimin me gjak te vet indit lidhor apo edhe te indeve tjera te lidhura ngushte me to.

3

Ndertimi i indit lidhor te shkrifet ?

Ky ind perbehet nga qelizat, lenda bazale dhe elementet fijore. Qelizat e indit lidhor.

4

Cilat qeliza gjenden ne indin lidhor te shkrifet?

1) Qeliza mezenkimale
2) Fibroplase
3) Fibrocite
4) Dhjamore
5) Plazmocite
6) Mastocite
7) Histocite

5

Cilat qeliza vijne nga gjaku ne indin lidhor te shkrifet?

Nga gjaku:
1) Neutrofile
2) Eozinofile
3) Linfocite
4) Monocite

6

Si i ndajme qelizat qe gjenden ne indin lidhor te shkrifet?

Ndahen ne dy katergori: Qeliza fikse ose autoktone ( mezenkimale, fibroblaste, qeliza dhjamore, plazmocitet,masotictet, e histiocitet.
Qelizat e migruara ( makrofaget e lire, limfocitet, eozinofilet, neutrofilet, dhe bazofilet)

7

Qelizat e indit lidhor sipas funskionit si ndahen?

1. Qelizat pergjegjese per sintetizimin e materialit jashte qelizor ( qelizat mezenkimale, fibroblastet)
2.Qelizat qe ndikojne ne depozitimin dhe metabolizimin e yndyrnave adipocitet
3.Qelizat me funksion mbrojtes imun ( mastocitet, histiocitet,pazmocitet, monocitet, limfocitet, eozinofilet.)

8

qelizat mezenkimale? mezenkima?

E kane prejardhjen nga mezenkima.

Gjate zhvillimit embrional, nga mezoderma shkeputen nje pjese qelizash qe migrojne ne pjeset anesore te saj, duke mbushur boshlleqet midis fleteve embrionale dhe organeve qe lindin prej tyre me nje iind lidhor difuz qe quhet mezenkime.

Qelizat mezenkimale kane forma te crregullta. Berthama eshte e pasur me kromatine dhe ze pozicionin qendror ne qelize.

9

Qelizat multipotenciale ose staminale?

Ne organizmin e kafsheve te rritura gjendet nje popullate qelizash qe quhen qelizat multipotenciale qe ruajne aftesine evolutive te qelizave mezenkimale. Te cilat nga struktura ngjajne shume me fibroblastet gje qe veshtirson dallimet midis tyre.
Zakonisht ne indin lidhor fijeshkrifet gjendjen gjate rruges se kapilareve te gjakut prandaj quhen qeliza adventiciale.

10

Fibroblastet?

Fibroblaste quhen edhe qeliza fije formuese sepse marrin pjese ne formimin e fijeve te indiit lidhor.
Jane qeliza te medha me permasa 20 mikromete, me forme te crregullt, ylli shumekendesh. Berthama ka forme te stergjatur lehtesisht e kondensuar.
Prejardhja e tyre eshte nga mezenkima.

11

Per cka jane pergjegjese fibroblastet?

Jane qeliza pergjegjese per sintezen e tere elementeve jashteqelizore te indit lidhor keto sintetizojne dhe sekretojne prekursoret e kolagjenit elastik, retikulines dhe glukosamina glikanet e lendes bazale.

12

Cilat jane qelizat dhjamore?

Qelizat qe ndikojne ne depozitimin dhe metabolizimin e yndyrnave
Qelizat dhjamore (adibocitet, lipocitet, celuloadiposa)

13

Funksioni dhe ndertimi i indit lidhor?

Bejne pjese ne qelizat fikse te indit lidhor te shkrifet te cilat jane te speicalizuara per sintezen dhe depozitimin e yndyres.
Qeliza ka forme te rrumbullaket, vezake ose shumekendeseh me madhesi 100-120 mikromete. Berthama eshte e shtypur ne forme gjysme hene e vendosur ne perifeeri te qelizes, citoplazma eshte e paket dhe vnedoset ne periferi te qelizes ne forme unaze. Kurse tere siperfaqen e qelizes e zene rruzujt e yndyres.
Nuk e kane aftesine e levizjes dhe ate te fagocitozes dhe nuk shumesohen.
Ato e marin prejardhjen nga qelizat multipotenciale te eneve te vogla te gjakut dhe te nervave te indit lidhor.

14

Kush hyn ne qeliza me funksion mbrojtes dhe imun ?

Mastocitet, heparinocitet, lumbrocitet)

15

Mastocitet?

Keto qeliza u zbuluan nga Erlihen. Ky i hasi me shumice ne kafshet qqe ushqeheshin mire. Mastocitet i gjeme te shperndara ne tere indin lidhor por me prirje per tu grumbulluar prane kapilareve te gjakut sidomos ne ato organe qe jane ne takim me mjedisin e jashtem.
Kane madhesi 20-30 mikrometer, berthama eshte e vogel me forme te rrumbullaket. Ka raste qe qeliza te kete dy berthama.

16

Metakromazia?

Kur i ngjurosim qelizat dhajmore me ngjyre bazike si teloidin blu, metilen blu, tonine, permbajtja e ketyre granulave lidhet me ngjyren dhe marrin ngjyre te kuqe. Kjo veti quhet metakromazia qe lidhet me pranine e nje glukoze aminoglikani me permbatje te larte grupesh sulfataze acide te quajtura heperine me madhesi rreth o.6 mikrometer.

17

cka eshte heparina?

Heparina este lende me veti kundert mpiksjes. (antkoagulant per gjakun).
`

18

Funksionet e mastociteve ?

Funksionet e mastociteve akoma jane te paqarta. Por, pranohet se mastocitet marrin pjese ne sintezen e disa elementeve te indit lidhor si heparines, histamines, kinazes, leukotrinave peostaglaudinave, faktorit te aktivizimit te trombociteve etj.

19

Cka sekretojne mastocitet?

Mastocitet sekretojne mediatorre farmakoligjisht aktive qe ndermjetesojne reaksionet alergjike.

20

Bazofilet?

Bazofilet kane ndryshime te rendesishme strukturore me ate te mastociteve dhe ne permbajtjen e granulave te tyre.
Kjo ben shumicen e studiuesve te kohes, ti permbahen mendimit, se keto qeliza nuk jane shfaqje e te njejtit tipar, jane analoge nga ana funksionale, perderissa stimuj te ngjashem qe bejne degranulimin e te dy tipeve te mesiperm qelizore me pasoja te ngjashme fiziologjike,

Eshte pare se specie te ndryshme kafshesh kane te zhvilluar vetem njeren nga keto dy linja qelizore ( miu ka vetem mastocite, kurse breshka vetem bazofile)

Eshte vene re se mastocitet, shtohen ne gjendres e qumeshtit ne periudhen e pare te barres kurse ne stomak e zorre gjate tretjes aktive te ushqimit.

Persa i perket prejardhjes se tyre, ka akoma paqartesi. Krahas mundesise se prejardhjes nga qelizat mezenkimale, pranohet edhe mundesia e ndarjes se vete qelizave ne qeliza bija.

21

Histiocitet (makrofaget )

Jane qeliza te indit lidhor qe jetojne gjate. Ato jane te shperndara ne te gjithe trupit dhe kane veti fagocitueze prandaj quhen makrofage fikse ose te lire. Kane berthame te vogel e te rrumbullaket me kromatine te kondensueshme? Ne citoplazmen ka vakuola endocitae dhe shume lisozome. Gjithashtu ne to jane te pranishme mitokondri, mikrohula e mikrofilamente. Mikrofilamentet ndihmojne ne endocitoze dhe ne levizjen e makrofageve.

22

Makrofaget fikse dhe ata te levizshem?

Histiocitet qendrojne ne lenden bazale zakonisht ne menyre te palevizshme qe quhet makrofage fikse. Ndersa, kur keta ngacmohen sic ndodhe gjate pezmatimeve ato aktivizohen rrisin permasat dhe shendrrohen ne makrofage te levizshem, te levizshem te cilet me levizjen ameboidale shkojne ne vatren pezmatuese ku kryejne funksion fagocitues.Sipas lendeve te fagocituara ato marrin emra te ndryshem si psh kur marrin grimca pluhuri quhet kimiofage te hekurit si derofage.

23

Plazmocitet?

Jane qeliza te nje tipi te vecante te indit lidhor qe kane funksion te rendesishem ne rezitencen ndaj semundjeve te ndryshme ngjitese. Ne indin lidhor ne pergjithese keto qeliza jane te rralla kuse ne indin lidhor te aparatit tretes frymemarrjes indit limfoid si dhe vatrat e inflamacionit kronik, numeri i tyre shtohet ne menyre te ndjeshme. Qelizat plazmatike quhen edhe qeliza imunokompetente sepse marin pjese ne prodhimin e imunoglobinave. Qeliza prizmatike ka permasha 9-15 mikrometer me berthame 69 te rrumbullaket ose vezake qe ze pozicion ekacentrik. Kromatina vendoset ne forme blloqesh te vogla duke i dhene asaj formen e nje rrote te qerres.

Qelizat plazmatike e kane prejardhjen nga limfocitet e gjakut,

24

Elementet jashteqelizore ose lenda bazale e indit lidhore?

Lenda bazale e indit lidor perben matriksin e indit lidhor. Vetite e indit lidhor varen nga ajo e lendes bazale. Lenda bazale e luan rolin kryesore ne shembimin e lenedeve midis qelizave dhe kapilareve te gjakut.

25

Elementet fijore te indit lidhore?

Ne indin lidhore dallohen tri tipe fijesh: 1. Fije kolagjene kur perfshihen edhe fijet retikulare te cilat me pare njiheshin si nje tip i vecante fijesh. 2.Fijet elastike. 3. Fije te ndertuara nga glukoproteina strukturore.

26

Fijet kolagjene?

Jane te pranishme ne te gjitha llojet e indit lidhor.
Formojne nje valezim te lehte dhe jane shume te qendryeshme ndaj trysnise dhe terheqjes,
Ato kur studjohen te fresket kane ngjyre te bardhe prandaj quhet edhe fije te bardha.
Ato bashkohen mese vete dhe formojne tufa kolagjene.

27

Fijet retikulare?

Per shkak te vnedosjes se tyre dhe te vetive ngjyruese jane konsideruar si lloj i vecante i fijeve proteinike.
Keto ndertohennga njesi fibrilare me struktura periodike tipike per kolagjenin.

28

Fije elsastike?

Ne indin lidhor te shkrifet ne krahasim me fijet kolagjene ao jane ne numer me te vogel por fijet elastike gjenden me shumice ne kercin elastik membranal elastike te eneve te medha te gjakut, ligamentet, ne tendinet, ne mushkeri, ne qafe, ne faqe, ne lekure etj.
Fijet elastike dallohen nga ato kolagjene sepse jane te holle dhe leshojne degezime anesore qe bashkohen midis tyre duke formuar rrjetezime. Ne gjenjde te fresket kane ngjyre te verdhe prandaj quhen edhe fije te verdha.
Dhe prodhohen nga fibroblastet.

29

Fijet e ndertuara nga glikoproteinat strukturore:?

keto fije jane zbuluar vitet e fundit. Ato formohen nga nje grup molekulash fije formuese te perbera kryesisht nga vargje proteinike te lidhura me vargje poilisaharidesh te degezuara

30

Lenda amoife(bazale) ?

Elementet qelizore dhe fijore jane te shytur ne nje matriks me vetite e nje tretesire koloidale te nje xheli te holle. Lenda amorfe perbehet nga matriksi amort qe ka konsidentce me te madhe (me shume elemente fijore) dhe lengu indor qe kaa konsistence me te ujshme. Lenda amorfe perben mjedisin ku kryhet shkembimi i lendeve midis gjakut dhe qelizave duke kryer rolin trofik.

Ajo ka aftesi per te ngjitur ose ulur xhelifikimin per te shpejtuar ose ngadalesuar difuzionin e lendeve per te rregulluar intensitetin e kembimit te gazrave midis gjakut dhe qelizave.

31

Funksioni mbeshtetes i indit lidhor ?

Ky funksion realizohet nga elementet fijore te tij sic jane fijet kolagjene elastike dhe fijet e ndertuara nga glikoproteinat strukturore.
Fijet elastike i hasim te organe te ndryshme qe ju nenshtrohen tendosjeve periodsike si psh ne mushkeri gjate procesit te frymemarrjes . Ose ne enet e gjakut per qarkullimin e gjakut.

32

Funksioni ushqyes i indit lidhor?

Indi lidhor luan rol te rendesishem ne ushqimin e indeve te tjera fqinje sepse nepermjet tij behet e mundur shperhapja e lendeve jonike e gazore nga enet e gjakut ne qelizat. Ne kete proces rol te rendesishem luan lenda amorfe.

33

Funksioni depozitues i indit lidhor?

Indi lidhor sherben si depo per lendet e ndryshme sic eshte depozitimi i yndyrnave ne perberje te indit lidhor,

34

Funksioni mbrojtes i indit lidhor?

Indi lidhor paraqet nje pengese natyrore per mikroorganizmat patogjene.

35

Funksioni rigjenerues i indit lidhor?

Ne procesin e rigjenerimit te indeve te demtuara marrin pjese fibroblastet qe sekretojne lende nderqelizore duhe mbushur difektin e krijuar

36

Indi lidhor special?

Mezenkima eshte ind lidhor embrional prej nga e marrin fillesen tere tipet e indit lidhor dhe muskulatura e lemuar. Mezenkima perbehet nga qeliza mezenkimale te pa diferencuara qe zoterojne nje aftesi te madhe diferencimi prandaj edhe quhen qeliza multipotenciale ose staminale.
Lenda nderqelizore perbehet pothuajse teresisht nga lende amorfe.

37

Indi dhjamor?

Quhet ind dhjamor athere kur qelizat dhjamore te indit lidhor fijeshkrifet perqendrohen ne numer te madh dhe behen komponente kryesore te tij. Ne kete rast behet fjale per ind dhjamor.
Indi dhjamor gjendet me shumice ne disa pjese te vecanta te organizmit te kafsheve si psh nen lekure rreth veshkave oment nyjeve limfatike e midis muskujve.

38

Indi retikular?

Eshte nje variant i indit lidhor qe ndertohet nga nje rrjete me fije te golla retikulare plane te cilave vendosen qeliza retikulare. Ky ind formon stromen per parenikmen e palces se kockave shpretkes nyjeve limfatike tonsileve dhe indeve te teja limfoide.

39

Indi i pigmentuar ose indi kromatofor

kur qelizat e pigmentuara te indit lidhor perqendrohen ne numer te madh dhe bejen komponen mbizoterues i atij athere behet fjale per ind te pigmentuar. Ai hast ne lekuren e kfasheve dhe njerezve me ngjyre ne stromen dhe koroiden e syrit ne vertebroret e ujit etj.

40

Cilat jane tri linjat kryesore mbrojtese?

1. Mbrojtja siperfaqesore.
2. pergjigjja jo specifikie
3.pergjigjja imune specifike

41

Mbrojta siperfaqesore?

Kjo mborjte sigurohet nga indi epitelial i lekures siperfaqet serioze te trupit konjuktive, mukoza e gojes etj. Roli mbrojtes arrihet nga aftesite sekretuese te qelizave epiteliale. Rruget respiratore e sigurojne mbrojtjen nepermjet nje shtrese mukusi te prodhuar nga eqelizat kaliciforme. Mjedisi acid i stomakut dhe i vagines pengon zhvillimin e bakterieve.

42

Pergjigjja imune jo specifike?

Qelizat fagocituese te indit lidhor, amkorfaget dhe neutrofilet shkaterrojne shumelloje bakteriesh. Me shume lloj qelizash infeksioni viral indukton sekretimin e nje lende antiviral- interferoint, qe pengon zhvillin brenda qelizor te viruseve.

43

Pergjigjja imune specifike?

Pergjigjja qelizore jospecifike eshte e perkohshme dhe shpesh e pa zonja te vere nen kontroll infeksionin. Per plotesimin e ketij funksioni nerhyn pergjigjja imune, duke perpunuar lende specifike ndaj faktoreve patogjene. Ne realizimin e nje aktiviteti te tille limfociti b ne pergjigjje te antigjenit prodhojne antikorpe qe lidhen ne menyre specifike me antigjenet e caktuar dhe nxisin shperberjen e tyre me mekanizma te ndryshem. Nje veprim i tille realizohet nga antikorpet qe quhet pergjigjja imuno humorale.

44

Sistemi retikulo-endotelial

Ne nistemin retikulo-enditelial marrin pjese nje numer i madh qelizash me prejardhe nga mezenekima, te shperndara ne te gjithe organizmin qe kane aftesine te shnderrohen ne makrofage.

45

cilat qeliza bejb pjese ne sistemin retikulo-endotelial

Qelizat qe i perkasin ketij sistemi jane;

1.Makrofage fikse (qelizat retikulare, te shpretkes, nyjeve limfatike, paces se kockave, melcise (qelizat e kupferit))

2.Makrofage apo histocitet e shpretkes, nyjave, limfatike, mushkerise, kavitetet seroze te indeve te tjera.

3.Qelizat endoteliale te kapilareve sinusoidale te melcise, palces kockave, shpretkes, nyjeve limfatike si dhe qelizat e ngjashme te sinuseve kapilare te gjakut te gjendrave hipofizare e mbiveshkore.

4.Monocitet e gjakut.

5. Qelizat e Hortekut te neuroglise.

46

Sitemi mononuklear fagocitues, Origjina dhe jetegjatesi e makrofageve,

Makrofaget zhvillohet nga monocitet e gjakut dhe shperndahet ne te gjithe organizmin si qeliza stromale. Ne palcen e kockave ato zhvillohet direkt nga monocitet e gjakut qe jane ne profesin e zhvillimit. Kurse ne indet e tjeraa ato zhvillohet nga monociet e migruara nga palca e kockave. Monocitet e pjekura ne palcen e kuqe te kockave me te hyre ne gjak qendrojne rreth 40 ore me pas keto e lene gjakun dhe futen ne indin lidhor ku rritet ne madhesi, shtojne permbajtjen elisosomave dhe aktivitetin endocitues. Ne kete menyre, monocitet jane shnderruar ne makrofage. Ne pergjithesi jetojne disa muaj. Mund te ndahen.
Makrofaget edhe mund te bashkohen me njeri tjetrin dhe te formojne qeliza me shume berthama qe quhen qeliza gjigande multinukleare qe kane fuqi te larte fagocituese.

47

Vetite biologjike te makrofageve?

Makrofagu eshte i shprehur mire te fagocitoza, pinocitoze dhe antrocitoza.
Njohja fagocitare eshte procesi me anen e te cilit fagocitet njohin grimca qe do te fagocitojne.
Nje pjese bakteriesh dhe lendesh inerte kapen nga fagocitet pa nevojen e njohjes specifike si pasoje e forcave elektrostatike ose hidrofibike.
Shume mikroorganizma patogjene nuk mund te fagocitohen pa veshjen paraprake te tyre me disa proteina te quajtura "opsionin a"

48

Indi lidhor fijengjeshurr?

Indi lidhor kompakt ose fije ngjeshur tregon edhe vete emrin eshte i ndertuar ne pjesn me te madhe prej fijeve kolagjene. Fijet kolagjene vendosen e tufa dhe kane drejtim gjatesor te terthorte ose kalojne ne drejtime te ndryshme gje qe varet nga forca e shtytjes ose e terheqjes qe ushtrohet vazhdismisht ne kete ind. Midis fijeve kolagjene ka edhe fije elastike. Indi lidhor fijengjeshur ndryshon nga indi lidhor fije shkrifet sepse permbran me shume elemente fijore si dhe pak lende amorfe. Ne indin lidhor fije ngjeshur bejbe pjese: tendimet, ligamentet, fasciet, apeneurozat, indi lidhor fije pllakezuar (lamelar), kerces dhe kocka.

49

Tendinat?

Tendina zakonisht nga njera ane lidhet me muskulin dhe ne anen tjeter me kocken. Cdo tendine ndertohet nga fije kolagjene. Midis tufave ndodhet nje rrjete e holle me fije elastike lende amorfe dhe qelizat e tindinit qe quhet fibroblase.

50

Tufat e rendit te pare dhe te dyte?

Fibroacitet sherbejne si kufi midistufave. Keto quhen tufa te rendit te pare dhe jane tufa me te vogla. Tufat e rendit te pare formojne tufe te rendit te dyte qe ndahen midis tyre ne ind lidhor te shkrifet qe quhet endoternimu. Tufat e rendit te dyte bashkohen me indin lidhor te shkrifet duke formuar tufat e rendit te trete. Ky ind quhet periten i brendshem.

51

Endotendiumi?

Permban ene gjaku dhe mbaresa nervore.Ai luan rol te rendesishem ripertritjen e tendinit,kete rol ai e kryen me anen e fibroblastette indit lidhorte shkrifet,te cilat prodhojnelende themeloredhe shnderrohen ne fibrocite. Tendini kur demtohet mund te rigjenerohet gjithashtu edhe te transplantohet. Nga jashte tendini rrethohet prej indit lidhor fijengjeshur qe quhet pertiendim i jashtem. Ligamentet kane ndertim te ngjashem me tendinet. Ato kane me teper fije kolagjene pak a shume ne drejtim paralel dhe nje rrjete e dobet fijesh elastike.

52

Ligamentet elastike?

Jane ndertuar kryesosht nga fije elastike. Ne ligamentet elastike bejbe pjese ligamenet nuchae, syloohyoideum, vocale suspensor penis. Indi elastik takohet edhe ne organe tjera si ne trake mushkeri kercin elastik cipat elastike te arterieve ne arteriet etipit elastik. etj.

53

Cipat fijore ( membrana fibroze) ?

Ketu bejbe pjese apaneuzozot, fasciet, pjesa tendinoze e diafragmes, kapsula e disa organeve, sklera, duramateri, perikondri, periosti, tunkila, albuginea e oovarit dhe testit. etj.

54

Indi lidhor fije pllakezor?

Sikurse tregon vete emri ky ind eshte i ndertuar nga cipa pllakeza fijore te holla te cilat vendosen ne menyre bashkeqendrore. Ky ind rrethon nervat, trupezat nervore te Fatter-Pacinit gypat semniferea te testikulit etj. Nje nerv pak a shume i trashe rrethohet nga 12-15 pllakeza cdo pllakez permban fije kolaagjene dhe fije elastike.