Histologji / Indi epitelal Flashcards


Set Details Share
created 9 years ago by maltinaj
7,067 views
updated 9 years ago by maltinaj
show moreless
Page to share:
Embed this setcancel
COPY
code changes based on your size selection
Size:
X
Show:

1

Nga kush e ka prejardhjen indi epitelial

Nga tri cipat embrionale: Ektoderma, Endoderma, Mezoderma

2

Kushzhvillohet nga ektoderma

Nga ektoderma zhvillohet epiteli i lekures, koornea e syrit, gjendrat e djerses dhe te yndyres, gjendrat e gjirit

3

Kush zhvillohet nga endoderma

epiteli qe e vesh siperfaqen e brendshme te 1. aparatit tretes.
2.mushkerive.
3.fshikezes urinare
4.gjendrave tiroide e paratiroide
5.melcise
6.pankreasit

4

Kush zhvillohet nga mezoderma?

1.epiteli i cipave seroze
qe per vecorite e tij strukturore dhe funksionale quhet mezotel.

Mezoteli pervec cipave vesh nga brenda enet e gjakut dhe te limfes.

5

Vetite morfologjike te indit epitelial?

1.Indi epitelial perbehet nga nga qeliza te cilat vnedosen shume prane njera tjetres dhe ndermjet tyre ka pak lende nderqelizore.

2.Epiteli mbeshtetet mbi nje cipe te holle qe quhet membrane bazale e cila sherben si kufi ndares midis epitelit dhe indit lidhor qe ndodhen prane tij . Kjo membrane gjithashtu sherben [er filtrimin dhe kalimin e lendeve ushqyese nga indi lidhor ne qelizat epiteliale.

3.Indi epitelial nuk permban ene gjaku. Lendet ushqyese dhe oksigjenin ai i mer me anen e cipes bazale. ( permes osmozes dhe difuzionit).

4.Indi epitelial ka veti te theksuara rigjeneruese. Sa qeliza demtohen aq edhe formohen, fenomen ky qe njihet me termin "homeostaza epiteliale"

5.Ne disa lloje peitelesh qelizat paraqesin nje polaritet te theksuar si p.sh ni epitelin njeshtresor prizmatik. Ne kete lloj epiteli dallohen mire pjesa bazale ku jane vendosur organelet e qelizes dhe pjeses apikale ku grumbullohet lende e perpunuar nga organelet per tu nxjerre jashte qelizes. Pjesa apikale ka gjithashtu aftesine e thithjes se lendeve ushqyese. iperfaqja anesore e ketyre qelizave eshte e specializuar per te formuar lidhje me qelizen fqinje, me aparatet e bashkimit.

6

Vetite funskionale te indit epitelial?

1.Indi kryesor qe ben lidhjen e organizmit me mjedisin e jashtem.

2.Epiteli i disa organese si p.sh i stomakut, zorreve, ka aftesi thithese per lendet ushqyese dhe ujit, kurse ai i veshkave, ben eleminimin e urines ndersa ai i mushkerive mer pjese ne procesin e frymeshkembimit.

3.Epiteli mbron organizmin nga faktoret e demshem mekanike, fizike, biologjike etj. Nje rol te rendesishem ne kete proces luan epiteli i lekures dhe anekset e saj: qimet, thundrat. Epiteli me cilie kap dhe largon grimcat e pluhurit dhe bakteriet nga rruget e frymemarrjes. Epiteli i stomakut prodhon mukus qe mbron mukozen nga veprimi i acidit klorhidrik.

4.Epiteli i gjendrave ka funksionin e sekretimit te enzimave, hormoneve qe ndikojne ne tere organizmin (peshtyme, lengu gastrik, pankreatik, temthi)

5.Me indin epitelial ka shume mbaresa nervore prandaj ai sherbem si organ per marrjen e ngacmimeve nervore.

6.Epiteli ne disa pjese te organizmit luan rol mbeshtetes.Ne labirinthin cipor te veshit te brendshem ku qelizat epiteliale mbeshtetesevendosen midis qelizave nervore.

7

Klasifikimi ontogjenik (prejardhja embrionale e epitelit)

1) Epiteli ektodermal ( lekure, no kornane e syrit, kavitetin e gojes)
2) Epiteli endodermal ( zorre, trake, bronke)
3) Epiteli mezodermal (pleure, perikard, peritoneum)

8

Klasifikimi funksional

1) Epiteli thithes, sic eshte ai i zorres se holle, se trashe , veshkes etj
2) Epiteli mbrojtes ( ne lekure dhe kornene e syrit)
3) Epiteli respirator, qe vesh nga brenda siperfaqn e olveolave te mushkerise
4) Epiteli gjerminativ, qe mer pjese ne ndertimin e gjendrave gjinore (vezoret dhe testikujt)
5)Epitel jashteqitje, qe vesh murin e brendshem te disa gypave te veshkes.

9

Klasifikimi morfologjik ( qe bazohet ne formen e qelizave epiteliale si dhe ne numrin e shtresave qelizore qe vendosen mbi membranen bazale)

1) Epiteli njeshtresor
2) Epiteli shumeshtresor
3)Epiteli gjendror

10

Epiteli njeshtesor?

Epiteli njeshtresor perbehet vetem nga nje shtrese qelizash te cilat mbeshteten teresisht ne membrane bazale, sipas formes se qelizave.

11

Si ndahet epiteli njeshtresor?

1) Epitel njeshtresor te sheshte (mezoteli),
2) njeshtresor Kubik
3) njeshtresor Prizmatik
4) njeshtresor shumeradhor vibrativ

12

Epiteli shumeshtresor? si ndahet?

Epiteli shumeshtresor perbehet nga shume shtresa qelizash por vetem nje shtrese qelizash vjen ne takimin me membranen bazale.

Mund te jete: 1) i pakeratinizuar (kornea, vagina) dhe 2) brirezuar ( i keratinizuar) qe mbulon siperfaqen e jashtme te lekures

Ndahet ne: 1) Epitel shumeshtresor pllocak 2) Kubik 3)prizmatik 4) Kalimtar

13

Epiteli njeshtresor i sheshte
Ndertimi, ku e gjejme dhe cilat tipe perfhsihen ne kete epitel?

Ndertohet nga nje shtrese e vetme qelizash te sheshta qe mbeshtetet nemembranen bazale.

E gjejme te cipat e labirinthit te brendshem te veshit te brendshem etj

Ne kete epitel perfhsihet nje tip i vecante qe quhet Mezotel qe qendet ne cipat seroze te trurit.
Kohet e fundit ne kete lloj epiteli perfshihen edhe qelizat endoteliale qe veshin siperfaqen e brendshme te eneve te gjakut dhe eneve limfatike.

14

Mezoteli
Cka vesh, si i ka qelizat, ndertimi i qelizave te tij,

Vesh cipat seroze si: parikarditmi, pleures, peritoneumit.

Qelizat e mezotelit jane te sheshta dhe kane forma shumekendshe.

Kane nje ose dy berthama. Permbajne mikrovilje te cilat kane aftesi sekretuese dhe thithese.

15

Epiteli njeshtresor prizmatik

Qelizat e tij, ku gjendet, berthama,

Qelizat e ketij epiteli kane pamje cilindrike apo prizmatike shumekendore.

Berthama vendoset ne pjesen bazale te qelizes , ajo ka forme vezake ose te rrumbullaket.

Takohet ne stomak, zorre, gypat e drejte te veshkes, gypat e jashteqitjes te disa gjendrave.

Ne epitelin e zorres pervec qelizave prizmatike, gjenden edhe qelizat kaliciforme qe prodhojne mukus dhe qelizat enterokramfine qe prodhojne hormone.

16

Epiteli njeshtresor kubik

qelizat, ku i hasim,

Perbehet nga nje shtrese qelizash kubike te cilen e hasim ne shume organe.

E hasim ne gypet e nefronit te veshkave, ne plekususin koroid te kapsules se kristalinit, ne kanalet sekretore , te disa gjendrave, ne folikulat e gjendres tiroide, ne vezore etj.

17

Epiteli njeshtresor prizmatik me cilie

ky epitel gjendet ne mukozen e mitres, oviduktit, bronkeve te vogla, sinuseve te kokes, e ne kanalin qendror te places shpinore.

18

Epiteli pseudoshumeshtresor prizmatik me cilie te rreme

Ne perberjen e ketij epiteli marin pjese qeliza te llojeve te ndryshme si psh qelizat prizmatike me cilie, qeliza pa cilie, qeliza kaliciforme dhe qeliza bazale.

Meqenese berthama e ketyre qelizave vendoset ne nivele te ndryshme dhe epiteli merr pamjen e nje epiteli shumeshtresor prizmatik te rreme.

Gjendet ne rruget e frymemarrjes, ne gypin e eusakut.

19

Epiteli shumshtresor i sheshte

Ky epitel eshte i nderthurur nga shume shtresa qelizash.
Ne siperfaqe ai permban qelizat te sheshta te vogla ne forme luspash.
Ne takim me membranen bazale vjen shtresa e thelle qe njiheet me emrin shtresa bazale ose themelore.
Kjo ndertohet nga nje shtrese qelizash cilindrike qe bejne rigjeneerimin e epitelit si edhe per furnizimin e shtresave qelizore me lende ushqyese.
Mbi shtresen bazale vendosen disa rreshta me qeliza shumekendeshe

20

cka jane urezat citoplazmatike?

Qelizat e shtresave te mesme ne siperfaqet anesore te tyre kane zjgatime ne forme gjembore qe bejne lidhjen e qelizave midis tyre dhe quhen ureza citoplazmatike. Ne saje te prani se ketyre gjembave kjo quhet shtresa e qelizave gjembore ose spinoze.

21

Cka jane tonofobrilet?

Epiteli pervec urezave permban edhe disa fijeza te gjata qe shtrihen midis qelizave dhe quhen tonofobrile. Tonofobrilet ruajne formen e qelizave dhe e mbrojne epitelin nga veprimi i fakotreve mekanike.

22

Ku e hasim epitelin shumeshtresor te pakeratinizuar

e hasim ne kornene e syrit, ne kavitetin e gojes, ne ezofagun, mukozen e parastomaqeve te kafsheve ripertypese, vagine etj

23

Epiteli shumeshtresor kubik?

E hasim ne kanalin e disa gjendrave (peshtymes, djerses)
Ngjan shume me epitelin shumeshtresor pllocak por dallohet prej tij sepse shtresa siperfaqesore ka qeliza kubike,

24

Epiteli shumeshtresor cilindrik ?

Haset ne kanalin e uretres kavemoze te penisit si dhe ne konjukiven e syrit. Karakteristike e tij eshte se shtresa siperfaqesore ka qeliza cilindrike kurse qelizat e shtresave te thella ka trajte boshtore ose shumekendeshe.

25

Epiteli kalimtar

Ky epitel eshte i ngjashem me epitelin shumeshtresor te sheshte te pa keratinizuar. Por, ndryshon prej tij sepse qelizat duke filluar nga shtresa bazale ne djretim te siperfaqes zmadhohet te epiteli shumeshtresor i pabrirezuar sikurse thame me larte sheshohet ne forme luspash.

26

Si i ndajme qelizat e epitelit kalimtar?

Qelizat e ketij epiteli i ndajme ne tri shtresa: ajo bazale, ndermjetese dhe siperfaqesore.

27

Si jane te ndertuara keto shtresa

Shtresa bazale ka qeliza sferike te vogla disa prej te cilave i hasim me ndarjen mitotike. Kjo quhet zona germinative

Zona e ndermjetme ka qeliza me te medha qe fillojne te marrin formen e dardhes dhe kjo zone eshte me e zhvilluar te kali gjedhi.

Shtresa siperfaqesore ka qeliza ne forme piramide me baze te kthyer nga lumendi i kanalit te cilin e veshin.

28

Ku gjendet epiteli kalimtar dhe pse quhet keshtu?

Gjendet ne pelvisin renal, ureter, fshikez urinare dhe uretren.

Ky epitel quhet kalimtar ose transistor meqenese qelizat e tij e ndryshojne formen ne baze te gjendjes funksionale te organit.

Keshtu psh kur fshikesa e ujit eshte e zbrazet numri i shtresace dhe qelizat e siperfaqes ruajne formen vezake ose te rrumbullaket. Nderse, kur fshikesa eshte e mbushur me urine mures e saj tendosen, numri i shtresave pakesohet dhe qelizat e siperfaqes e marin formen shumekendeshe te sheshte.

29

Ku gjendet epiteli shumeshtresor i brirezuar dhe nga cfare shtresa qelizash perbehet

Ky epitel takohet ne lekure dhe perbehet nga 5 shtresa qelizash:
1. shtresa bazale ( themelore )
2. shtresa spinale ( gjembore )
3. shtresa granuloze (kokrrizore )
4. shtresa lucide ( e shkelqyeshme)
5. shtresa korneus ( e brirezuar )

30

Ndertimi i shtresave te indri shumeshtresor i brirezuar dhe funksioni?

Shtresa bazale dhe ajo gjembore ka ndertim si epiteli shumeshtresor i pakeratinizuar. Keto marin pjese ne rigjenerimin e epitelit.
Shtresa kokrrizore perbehet nga 3-4 rrjeshta qelizash ne forme rombi, ne citoplazmen e te cilit shfaqen shume kokrriza proteinike, prej te cileve e mer emrin shtresa kokrrizore.
Shtresa e shkelqyeshme perbehet nga qeliza pllocake me kufe te paqarte.
Shtresa e brirezuar eshte shtresa siperfaqesore qe ndertohet nga qeliza vezake deri ne te sheshta. Ajo perbehet nga shume rreshta qelizash. Ne citoplazmen e tyre gjendet keratina qelizat keto mbrajne cilkin jetesor, vdesinn dhe bien.

Eshte verejtur se ripertritja e qelizave epiteliale nga shtresa bazale deri ne siperfaqen e epitelit, ku ato vdesin kerkon nje hark kohor prej 15-30 ditesh.

31

Melanocitet?

Ne indin epitelial te keratinizuar pervec qelizave te shtresave te permendura me lart jane hasur edhe qeliza te pigmentuara, melanocite qe vendosen midis qelizave bazale qe i japin ngjyren e zeze epidermes.

32

Qelizat e Langerhansit?

I hasim midis qelizave te shtreses spinoze. Ato dallohen nga qelizat e kesaj shtrese sepse kane berthame te madhe dhectioplazme te shkelqyeshme. Disa mendojne qe bejne rregullimin nervor te epitelit kurse disa thone se ato jane qeliza melonocite te plakura, qe kane humbur aftesine e sintezes se pigmentit melanine.

33

Qelizat e Merkelit?

Jane qeliza te specializuara per te marre ngacmimet nga mjedisi rrethues dhe ti percojne ne sistemin nervor. Ato vendosen midis qelizave te shtreses kokrrizore dhe formojne lidhje ne qelizat nervore sensitive te gaglionit nervor cerebrospinal.

34

Si lidhen qelizat epiteliale fqinje?

Lidhjet realizohen prej disa strukturave te vecanta qe quhen kontakte nderqelizore qe ne teresine e tyre formojne aparate te bashkimit te qelizave, te cilat jane me te shprehura ne indin epitelial.

35

Lidhja ndergjishtore?

Dy qeliza marrin kontakt njera me tjetren si gjishtat e dores me dorezen pra vendi i bashkimit te tyre eshte i lakuar ose i dhembezuar, por jo drejtvizor. Kete lloj lidhjeje e hasim ne qelizat e epitelit transistor.

36

Zona mbyllese?

Kjo lidhje eshte ne afersi te pjeses apikale ne thelles 0.2-0.5 mikrometer, ne skajin anesr te qelizes. Ne kete fast behet bashkimi i shtresave te jashtme proteinike te plazmoneve te qelizave fqinje. Bashkimi behet ne vende te caktuara jo ne te gjithe gjatesine e cipave fqinje.
Kete lloj e hasim te epiteli i zorreve.

37

Zoneza ngjitese ?

Ne kete lloj lidhjeje shtresat e jashtme proteinike te dy qelizave fqinje, nuk bashkohen, por jane te ndara nga njera tjetra me nje hapesire 15-20 nanometer. Ne siperfaqen e brendshme te plazmolemave fqinje te zorres ngjitese nje material qelizor me natyre mukopolisakaride, ne te cilen fiksohet tonofibrilat qe rrisin qendrueshmerine e plazmolemave.

38

Desmoza?

Vendi ku behet kjo lidhje midis dy qelizave ka pamjen e nje njolle. Desmozoma behet me ne thellesi se zonula aderens dhe nuk ngjan me te ne vendin e demozomave cipat e dy qelizave fqinje ndodhe larg njera tjetres me nje largesi rreth manometer. Hapesira midis qelizave eshte e mbushur me nje lende amorfe. Ne qender te saj ndodhet nje zone e holle, e erret dhe ne mikroskopin elektronikduket ne trajten e nje vize te zeze.
Ne zonen e desmozes citoplazma e dy qelizave fqinje eshte me e ngjeshur dhe ka pamjen e nje disku te eeret te cilat jane te ndertuara nga pllakeza ku ndodhen nje numer i madh tonofilamentesh ne formen e ansave. Pjesa e konvekse e anesave drejtohet nga desmozoma kurse ajo konkave nga citoplazma. Ka te dhena qe viza e zeze qe ndodet ne qender te desmozomes permban fije qe fiksohen ne te dyja pllakezat e qelizes.
Qelizat e epitelit ndijesgjenden ne veshin e brendshem.

39

Naksus?

Membranat e dy qelizave fqinje afrohen me njera tjetren rreth 2 nanometer.
Kjo lloj lidhjeje midis dy qelizave takohet me muskulaturen e lemuar, ne miokard, ne disqet e ndervena, si dhe midis qelizave nervore.

40

Hemodesmoza?

Kjo lloj lidhjeje takohet atje ku qeliza mer kontakt me membranen bazale sic eshte psh lidhja e qelizave te shtreses bazale te epidermes me cipen bazale te saj.
Midis dy qelizave mund te hasen disa lloj lidhjesh si psh n epitelin e zorres sipas rradhes mund e hassim kater llojet e lidhjeve: zonula oqlundens, zonula adesrenc, desmozoma dhe nexus.

41

Mikroviliet?

Gjenden ne pjesen apikale te disa qelizave epiteliale.
Keto i formon membrana qelizore.
Kane nje gjatesi 0.5-1 mikromete dhe gjeresi 0.1 mikrometer.

42

Ciliet?

Vendosen ne zonen apikale te qelizes. Ato ndryshojne nga mikroviliet sepse jane me te gjata, me te trashe dhe kane nje ndertim te nderlikuar.
Qelizat me cilie i takojme ne ne epitelin e rrugeve te frymemarrjes, ne zgavren e mitres te qeni, pela,majmuni e njeriu te ovidukti etj.
Gjatesia e cilies arrin 5-15 mikrometer me trashesi 0.2 mikrometer. Me bazen e cdo ciljeje gjenden trupeza bazale. Ciliet levizin ne menyre ritmike 6-7-17 here ne minute, ne nje drejtim te caktuar.

43

Sterociliet?

Takohen ne epitelin e epididimit ne qelizat receptore te kreshtes statike dhe makules statike te kanaleve gjysme rrethore te veshit te brendshem. Streociliet ndryshojne nga ciliet sepse nuk kane trupa bazale jane me te gjata dhe nuk bejbe levizje.

44

Flagjeli?

takohet ne organizmat njeqelizore
Ne organizmat e gjitareve qelizat e vetme qe permbajne flagjel jane qeliza gjinore mashkullore (spermatozoidet).

45

cka quajme gjendra?

Disa qeliza jane te afta te prodhojne lende te ndryshme qe quhet skeret.
Kur qeliza eshte e specializuar per te sekretuar inde qe organizmi e perveteson sipas nevojes, qeliza quhet qelize nervore.

46

Cfare mund te jene gjendrat

Ekzoeptieliale ne formen e organeve te vecanta si melcia pankreasi gjendrat tiroide paratioride hipofiza etj
Njeqelizore qe perfaqesohen nga qelizat kaliciforme qe prodhojne mukus dhe i hasim ne rruget e frymemarrjes dhe ne epitelin e zorreve.

47

Klasifiki funksional i gjendrave?

Gjendra me sekretim te brendshem ose endokrine dhe gjendra me sekretim te jashtem ose egzokrine.

48

Gjendrat endokrine?

Keto gjendra nuk kane kanale per nxerrjen e sekretit, por inkreti (hormoni) i prodhuar prej tyre bie ne gjak ne limfe ose ne lengun nderqelizor. Keto jane te pasura me shume me kapilare gjaku me parete shume te holla qe mundesojne renien e inkretit ne gjak. Ketu bejbe pjese gjendrat e hipofizes, epifizes, tiroides mbiveshkores, pankreasit, endokrines, testeve, vezoreve etj,

49

Gjendrat egzokrine?

Karakterizohen nga prania e kanaleve eksretore, lendet e prodhuara prej tyre derdhen ne mjedisin e jashtem psh ne lekure, ne kavitetin e gojes, ne faring, ne ezofag, stomak, zorre, miter etj.

50

Ndarja e gjendrave egzokrine?

Kur ato vendosen brenda epitelit quhet gjendra epiteliale.

Sipas ndertimit te zones sekretore te gjendres dallojme
gjendra tubulare te thjeshta
te degezuara dhe
te nderlikuara.

Gjendra alveolae te thjeshta,
te degezuara dhe
te nderlikuara.

Disa gjendra jane te perbera nga gyptha dhe hojza, keto quhen, gjendra tubulo alveolare.

51

Si ndahen gjendrat sipas nxerrjes se sekretit?

Ndahen ne gjendra merokrine, pokrine, dhe holokrine.

52

Gjendrat merokrine?

Gjendrat e tipit merokrine perpunojne dhe nxjerrin jasht lenden e prodhuar nga qeliza pa demtuar formen e tyre.
te peshtymes stomakur zorreve dhe shumica e gjendrave te djerses

53

Gjendrat e tipit apokrin?

Qelizat e ketyre gjendrave kur e nxjerrin sekretin shkaterrojne edhe pjesen e zones apikale.
gjendra e qumeshtit dhe gjendrat e djerses te vendosura prane organese gjenitale.

54

Gjendra e tipit holokrin?

Qelizat e ketyre gjendrave gjate procesit te sekretimit shkaterrohen poltesisht
Gjendrat e yndyres.

55

Si ndahen gjendrat duke u bazuar ne perberjen e lendes kimike te skeretuar?

Dallojme gjendrat seronukoze ose muko-seroze,
Qelizat qe prodhojne lende seroze quhet serocite kurse ato qe prodhojne mukus quhen mukocite.

56

cka studion citologjia ekgfoliative?

Meret me studimin e qelizave te deskuamuara

57

Regenerimi fiziologjik?

Procesi i shkaterrimit dhe i ripertritjes te qelizave epiteliale behet gjat gjithe jetes. Ky proces quhet rigjenerim fiziologjik.

58

Rigjenerimi reparativ

Epiteli mund te demtohet nga procese patologjike dhe te rindertohet. Ky proces quhet rigjenerim reparativ.